HomeRajoniSpajić dhe Merz do të hapin nesër Samitin e Liderëve të Procesit...

Spajić dhe Merz do të hapin nesër Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

Advertismentspot_img

Nesër, më 22 tetor, Mali i Zi do të presë Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, duke shënuar përfundimin e presidencës së vendit për këtë nismë të rëndësishme gjatë këtij viti.

Në kuadër të programit të presidencës, janë zhvilluar 26 aktivitete, 14 prej të cilave në nivel ministror. Ky është numri më i lartë i aktiviteteve të organizuara gjatë një presidencë të vetme në historinë e Procesit të Berlinit.

Programi përfshiu takime ministrore kushtuar çështjeve të jashtme dhe të brendshme, ekonomisë, bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe fushave të tjera me rëndësi për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Përveç takimeve politike të nivelit të lartë, u zhvilluan edhe një sërë aktivitetesh shoqëruese, që bashkuan përfaqësues të komuniteteve akademike dhe shkencore, shoqërisë civile, sektorit të biznesit, medias dhe të rinjve. Këto aktivitete forcuan më tej gjithëpërfshirjen e Procesit të Berlinit dhe krijuan mundësi për një dialog më të gjerë publik mbi të ardhmen e rajonit.

Axhenda e Samitit

Aktiviteti përmbyllës i presidencës malazeze, Samiti i Liderëve që do të mbahet nesër në Miloçer, do të hapet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, dhe kancelari federal gjerman, Friedrich Merz.

Në samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të organizatave ndërkombëtare.

Pjesë e samitit do të jetë edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Ora 09:30 – Nis mbërritja zyrtare e liderëve. Deklaratat e shkurtra për mediat do të mbahen përpara vilës Queen’s Beach dhe do të jenë të hapura për të gjithë përfaqësuesit e akredituar të medias.

Ora 10:20 – Nis samiti. Fjalët hyrëse të kryeministrit Milojko Spajić dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Qeverisë së Malit të Zi.

Ora 13:00 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Spajić dhe kancelarit Merz, në hapësirën përpara vilës Queen’s Beach.

Ora 13:30 – Fotoja zyrtare e përbashkët e pjesëmarrësve të samitit, përpara vilës Miločer. Fotografët e akredituar do të lejohen të mbulojnë këtë moment, nëse kushtet atmosferike e mundësojnë.

Mbledhja e liderëve do të zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular