HomeKultureNamik Dokle me mesazh prekës për Izet Durakun: Do të na mungosh,...

Namik Dokle me mesazh prekës për Izet Durakun: Do të na mungosh, mik i dashur!

Advertismentspot_img

Ndarja nga jeta e shkrimtarit dhe studiuesit Izet Duraku ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi. Mes tyre është edhe ai i ish-politikanit socialist Namik Dokle, i cili ka kujtuar mikun e tij me fjalë të ndjera.

“Do të na mungosh, Izet Duraku! Lamtumirë për një mik…”, shkruan Dokle, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një njeriu që la gjurmë te familja, miqtë dhe jeta kulturore shqiptare.

Në mesazhin e tij, ai kujton buzëqeshjen, diturinë, mendimin e mprehtë dhe debatet e qeta e të mençura të Durakut, si edhe dashurinë e madhe që ai kishte për vendlindjen.

Dokle vë në pah veçanërisht përkushtimin e shkrimtarit ndaj Lumës, historisë, traditave dhe folklorit të saj, për të cilat ai punoi për vite me radhë, duke lënë pas libra dhe studime të shumta.

Ai kujton gjithashtu kontributin e Durakut në letërsinë shqipe dhe punën e tij me revistën letrare “ILLZ”, e cila për vite me radhë u bë një hapësirë e rëndësishme për autorët shqiptarë dhe të huaj.

“Dheun të lehtë do ta kesh se e deshe aq shumë këtë tokë të shtrenjtë. Lamtumirë, mik i dashur!”, përfundon Namik Dokle mesazhin e tij të lamtumirës.

Izet Duraku ishte shkrimtar, poet, gazetar dhe studiues. Përveç krijimtarisë letrare, ai dha një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Lumës, duke lënë pas një pasuri të çmuar në letërsi dhe studime.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular