HomeEkonomiLigji i faljes, Tatimet: Fshihen 453 mln euro, përfitojnë 220 mijë tatimpagues

Ligji i faljes, Tatimet: Fshihen 453 mln euro, përfitojnë 220 mijë tatimpagues

Advertismentspot_img

Nga ligji i faljes kanë përfituar 220,4 mijë tatimpagues, ndërsa vlera e detyrimeve të fshira arrin në 453 mln euro. Të dhënat për ecurinë e ligjit për fshirjen e detyrimeve janë publikuar nga Administrata Tatimore.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një nga kategoritë me vlerën më të lartë të detyrimeve të fshira, me rreth 140,5 mln euro. Në vend të dytë renditet tatimi mbi fitimin, me 138,1 mln euro, ndërsa detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që janë fshirë arrijnë në rreth 67 mln euro.

Sipas të dhënave të publikuara rreth 27 mln euro, janë fshirë nga detyrimet për tatimin e mbajtur në burim, ndërsa për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat individuale, vlerat përkatëse janë 6,3 mln euro dhe 1,7 mln  euro.

Për kategorinë e fshirjes së detyrimeve  “Të tjera”, sipas të dhënave të tatimeve përfshihen arrijnë në v lerën e 73 mln eurove.

Sipas ligjit, kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja

  1. Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014
    Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.
  2. Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019
    -Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;
    -Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
    Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
  3. Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024
    Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular