HomeSportMessi nderohet me çmim në Spanjë

Messi nderohet me çmim në Spanjë

Advertismentspot_img

Lionel Messi, legjenda e futbollit botëror, është nderuar me Çmimin Princesha e Asturias për Sportin 2026, në një ceremoni madhështore në Spanjë.

Trofeu iu dorëzua nga Princesha Leonor, në praninë e bashkëshortes së tij, Antonela Roccuzzo.

Messi mbërriti një ditë më parë, por sot ishte në qendër të vëmendjes, duke përjetuar nga afër entuziazmin e jashtëzakonshëm të tifozëve.

Njerëzit u mblodhën për ta parë, për ta përshëndetur dhe për të marrë një autograf nga ylli argjentinas, i cili u prit me emocione dhe duartrokitje.

Ky çmim vlerëson një karrierë të jashtëzakonshme, të shënuar nga trofe të shumtë, rekorde historike dhe triumfi në Kupën e Botës me Argjentinën.

I themeluar në vitin 1987, Çmimi Princesha e Asturias u është akorduar ndër vite emrave të mëdhenj të sportit ndërkombëtar.

Me këtë vlerësim, Messi i shton një tjetër moment të veçantë trashëgimisë së tij, duke konfirmuar statusin e një prej ikonave më të mëdha në historinë e sportit botëror.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular