HomePolitikeSot protesta kombëtare e PD-së, demokratët nga Vlora, Selenica e Himara nisen...

Sot protesta kombëtare e PD-së, demokratët nga Vlora, Selenica e Himara nisen drejt Tiranës. Do tu bashkohen dhe studentëve

Advertismentspot_img

Do të zhvillohet këtë të shtunë protesta kombëtare e PD-së, e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në shenjë solidariteti me studentët.

Sipas informacioneve nga dega e Partisë Demokratike Vlorë, rreth 330 persona janë regjistruar më parë në seli, të cilët do të marrin pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Partia Demokratike në Tiranë.

Gjithashtu, do të ketë dhe rreth 80-100 persona të tjerë që nisen nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë. Informacione të sigurta nga PD Vlorë bëjnë me dije se nuk ka organizim të mirëfilltë, por vetëm nisje drejt kryeqytetit për protestë me makina personale. Praktikisht, kush ka dëshirë të marrë pjesë në protestë regjistrohet më parë në degë dhe më pas niset drejt Tiranës.

Për ata që nuk kanë pasur mjete personale, është bërë organizimi me mjete të tjera të të regjistruarve më parë në degë. Ndërkohë, referuar shifrave, janë në rritje në këtë protestë me rreth 100 persona, rritje kjo që vjen nga dega Vlorë, në krahasim me protestat e mëparshme.

Risi është fakti që këtë radhë janë regjistruar për në protestë edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit. Si orar për t’u nisur nga Vlora është lënë ora 7-8 e mëngjesit të kësaj të shtune. Pritet që një pjesë e konsiderueshme e tyre të marrin pjesë më pas edhe në protestën e studentëve që do të zhvillohet në Tiranë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular