HomeAktualitetTajfuni “Champi” kalon pranë Tajvanit, një i vdekur dhe 500 të plagosur

Tajfuni “Champi” kalon pranë Tajvanit, një i vdekur dhe 500 të plagosur

Advertismentspot_img

Tajfuni Champi kaloi pranë Tajvanit të shtunën, duke lënë pas një të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur, duke rrëzuar pemë dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë, stuhia vazhdoi të dobësohej dhe të lëvizte në drejtim të veriut, drejt bregdetit kinez, megjithëse nuk pritej që të prekte tokën atje, shkruan Reuters.

Dikur një super-tajfun dhe një nga stuhitë më të fuqishme në Paqësor këtë vit Champi tani po dobësohet, por ende shoqërohet nga erëra me shpejtësi rreth 126 km/orë pranë qendrës së tij, sipas Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit.

Stuhia ndodhej rreth 170 km në verilindje të Tajvanit, pasi kishte prekur skajin e bregdetit verilindor të ishullit, në qarkun Yilan, herët të shtunën, njoftoi CËA.

Qendra e stuhisë mori drejtimin nga jugu rreth mesnatës, duke ndjekur vijën bregdetare të Yilan-it, përpara se të bënte një kthesë të pazakontë mbi det dhe të largohej drejt veriut.

Në disa zona bregdetare, erërat arritën shpejtësi deri në 227 km/orë, duke rrëzuar linjat elektrike dhe duke shkëputur tjegullat e çative.

“Ishte më e frikshmja rreth mesnatës,” tha një mësues në pension me mbiemrin Lin, ndërsa inspektonte pemët e bananeve të rrëzuara në kopshtin e tij në Yilan. “Ishte një natë pa gjumë. Nuk kam parë diçka të tillë prej shumë vitesh.”

Trajektorja e parashikuar e stuhisë tregon se ajo do të kthehet në veri, duke lëvizur përgjatë bregdetit kinez dhe përfundimisht duke mbërritur në Japoninë jugore.

Departamenti i zjarrfikësve në Tajvan njoftoi se numri i viktimave mbetet 1 një burrë i marrë nga dallgët pranë ishullit Liuqiu ndërsa 527 persona kanë pësuar lëndime gjatë erërave të forta dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Kompania “Taipower” bëri të ditur se më shumë se 288,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike, megjithëse furnizimi është rikthyer për shumicën e tyre.

Ministria e Transportit njoftoi se 259 fluturime janë anuluar; një përmirësim ky krahasuar me të premten, kur numri i fluturimeve të anuluara ishte pothuajse 1,000.

Në kryeqytetin Taipei, stuhia rrëzoi pemë dhe solli rrebeshe shiu të herëpashershme.

Thomas Wang, 70 vjeç, banor i Taipeit, u shpreh se stuhia i dha përshtypjen e një skene nga filmi horror “Poltergeist”.

“Ishte vërtet e frikshme,” tha ai, ndërsa kishte dalë për të kryer punët e mëngjesit.

Autoritetet në një zonë të gjerë të Tajvanit verior dhe qendror, përfshirë Taipein, shpallën të shtunën si ditën e dytë të mbylljes së zyrave dhe shkollave.

Megjithëse janë më të shpeshta në verë, tajfunet mund të godasin edhe në vjeshtë.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave e Kinës dërgoi një ekip në provincën lindore të Zhejiang-ut ndërsa tajfuni “Champi” po afrohej, duke paralajmëruar për erëra të forta dhe shira të dendur deri të dielën.

Ajo njoftoi se kishte vënë në gatishmëri 400 punonjës shpëtimi dhe 600 pajisje, ndërsa më shumë se 41,000 zjarrfikës ishin në shërbim emergjence.

Në Taizhou, një qytet në bregdetin e Zhejiang-ut, më shumë se 3,800 varka peshkimi u kthyen në port, punonjësit e fermave të peshkut në det të hapur u sollën në breg dhe 2,084 vizitorë nëpër ishuj u evakuuan, raportuan mediat shtetërore.

Autoritetet ndërprenë 25 projekte ndërtimi në det të hapur dhe pezulluan 18 linja të trageteve të pasagjerëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular