HomeBotaVIDEO/Autorët hapën zjarr gjatë funeralit, dalin pamjet nga sulmi me 7 të...

VIDEO/Autorët hapën zjarr gjatë funeralit, dalin pamjet nga sulmi me 7 të vdekur në kishën në Jordani

Advertismentspot_img

Janë publikuar pamjet nga sulmi i përgjakshëm në Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjergjit, në fshatin Hamoud të provincës Karak në Jordani, ku të premten u vranë të paktën shtatë persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

Materialet filmike, të transmetuara nga televizioni shtetëror jordanez dhe rrjeti Al Arabiya, tregojnë momentet kur persona të armatosur afrohen pranë kishës dhe hapin zjarr, ndërsa brenda po zhvillohej një ceremoni mortore.

Sipas dëshmive, sulmuesit mbërritën me një automjet. Dy prej tyre, të armatosur me pistoleta, iu afruan rrethimit të kishës dhe nisën të qëllonin. Pak sekonda më vonë, atyre iu bashkua një person i tretë me një pushkë gjysmëautomatike. Dorgam Khalasa, i cili ndodhej në ceremoni, tregoi se të shtënat nisën rreth 15 minuta pas fillimit të funeralit. Besimtarët vrapuan në panik për t’u shpëtuar plumbave, ndërsa në kishë mbetën dritare të thyera dhe gjurmë gjaku.

Disa dëshmitarë kanë folur për katër autorë. Drejtoria e Sigurisë Publike të Jordanisë po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ministri i Shëndetësisë, Ibrahim al-Budour, bëri të ditur se 27 persona janë shtruar në spital, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Jordania ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Mbreti Abdullah II shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u zotua se përgjegjësit do të përballen me dënimet më të rrepta. Sulmi është dënuar edhe nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe përfaqësue

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular