HomePolitike“Dhunojnë dhe bëjnë terror në qytet”, Ina Zhupa nga Komisariati 2: Është...

“Dhunojnë dhe bëjnë terror në qytet”, Ina Zhupa nga Komisariati 2: Është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan

Advertismentspot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart Xhaferrin, pas raportimeve për ndalimin e protestuesve gjatë tubimeve të fundit.

Përmes një deklarate, Zhupa thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe ka bërë të ditur se mes personave të arrestuar ndodhet edhe një fotoreporter amerikan, Michael Moates.

Deputetja ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen protestuesit dhe personat që dokumentojnë zhvillimet në terren, duke e lidhur ndalimin e fotoreporterit amerikan me filmimin e veprimeve të policisë.

“Mos u kurseni! Dhunojnë dhe arrestojnë këdo! Bashkë me kolegun Besart Xhaferri në komisariatin 2, ku ndër të tjerët është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan Michael Moates, vetëm se bën “krimin” që rregjistron barbaritë e policisë!”, tha Zhupa.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular