HomeUncategorizedZv/ministri Erlind Sulo padit blogeren dhe gazetarin pas publikimeve që e lidhin...

Zv/ministri Erlind Sulo padit blogeren dhe gazetarin pas publikimeve që e lidhin me një video intime: “Lajm i rremë!”

Advertismentspot_img

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i drejtohet gjykatës pas publikimeve që e lidhin me një video intime. Sulo mohon të jetë personi që shfaqet në video dhe paralajmëron se do ta ndjekë çështjen deri në fund.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Senajda Kelmendit dhe Elton Tozajt, pas publikimeve dhe komenteve në rrjetet sociale që, sipas tij, kanë lidhur emrin e tij me një video intime.

Përmes një reagimi publik, Sulo i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta, duke mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale.

“Lajm i rremë!”, shkruan Sulo në reagimin e tij, ku shprehet se prej dy ditësh është në dijeni të publikimeve që e lidhin me videon dhe një ish-banore të Big Brother.

Kërkesë për gjykim ndaj dy personave

Në dokumentin e publikuar, që paraqitet si kërkesë për gjykim drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Sulo rendit Senajda Kelmendin dhe Elton Tozajn si persona ndaj të cilëve kërkon të ndiqet çështja.

Sipas dokumentit, objekti i kërkesës lidhet me pretendimin për shpifje dhe publikimin e përhapjen e informacioneve që Sulo i konsideron të pavërteta, duke i atribuar atij identitetin e një personi të shfaqur në një material audioviziv intim.

Zëvendësministri shprehet se do të ndjekë hapat ligjorë deri në fund, duke theksuar se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret për të cenuar dinjitetin dhe reputacionin e një individi.

“Përtej funksionit publik, kam një familje”

Në reagimin e tij, Sulo nënvizon se çështja nuk lidhet vetëm me detyrën që mban, por edhe me pasojat personale dhe familjare që, sipas tij, kanë sjellë publikimet.

Ai thekson se nuk dëshiron të përfshihet në debate dhe thashetheme në rrjetet sociale, por nuk mund të pranojë që emri dhe figura e tij të përdoren për të krijuar, siç pretendon ai, një histori të pavërtetë.

“Është çështje dinjiteti njerëzor dhe respekti për familjen”, shprehet Sulo.

Në përfundim, zëvendësministri përsërit se nuk është personi që shfaqet në videon intime dhe se ka vendosur t’i drejtohet drejtësisë për të mbrojtur reputacionin e tij.

Rehat Fare do ta ndjekë zhvillimin e kësaj çështjeje, ndërsa pretendimet e palëve do të duhet të shqyrtohen nga institucionet kompetente.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular