Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn në Deçan, dy ditë pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar dje rreth orës 23:40, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore.
“Arrestimi është realizuar sonte (dje), rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka falenderuar qytetarët që kanë kontribuar në lokalizimin e të dyshuarit.
Sylaj qëlloi për vdekje kunatën Arlinda Zekaj, pasi prej kohësh kishin konflikte dhe nuk e lindte 49-vjeçaren të shihte të birin. Paçka letrave dhe ndihmës që Arlinda kërkoi në institucionet përkatëse, vrasja nuk mundi të parandalohej duke pikëlluar komunitetin.







