HomeSportTragjedia hekurudhore në Spanjë, pezullohen ndeshjet e Kupës së Mbretit

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, pezullohen ndeshjet e Kupës së Mbretit

Advertismentspot_img

Federata Spanjolle e Futbollit ka pezulluar ndeshjet e së mërkurës në raundin e parë të Kupës së Mbretit, pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, ndërsa Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, vendimi përfshin disa ndeshje të planifikuara për sot, mes tyre Navalcarnero – Real Betis, Salamanca – Celta Vigo dhe Tavernes – Valencia. Ende nuk është marrë vendim për ndeshjet e së enjtes, ndërsa datat e reja për takimet e shtyra nuk janë caktuar.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda, në provincën e Toledos. Sipas raportimeve fillestare, në përplasjen ku u përfshinë dy trena pati viktima dhe të plagosur. Operacionet e shpëtimit u aktivizuan menjëherë, ndërsa shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë mes Madridit dhe Andaluzisë u ndërprenë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa shkaku i përplasjes ende nuk është konfirmuar.

Në shenjë solidariteti, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi publikuan mesazhe ngushëllimi për familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe uruan shërim të shpejtë për të lënduarit.

Real Madridi shprehu pikëllimin e thellë për tragjedinë dhe solidaritetin me të gjithë të prekurit, duke përfshirë edhe ekipet e emergjencës që po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Barcelona, përmes një mesazhi në platformën X, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe mbështetje për të lënduarit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular