Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamje nga punimet në “Rrugën e Gjashtë”, aks i cili shkurton distancën dhe shmang trafikun drejt Sarandës.
Rama shkruan se ky investim synon të lehtësojë qarkullimin, të ulë trafikun dhe të përmirësojë kushtet e lëvizjes për banorët dhe turistët që vizitojnë Sarandën çdo vit.
“Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit.
Punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm, duke i dhënë jetë një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për Sarandën”, shkruan Rama.







