Në dokumentin zyrtar përcaktohet se gjatë periudhës së delegimit, Anesti Kapllani duhet të përshtatë punën me porositë e titullarit
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo ka deleguar të gjitha kompetencat e saj, tek zëvendësi, Anesti Kapllani.
Sipas vendimit, Kapllani do të ushtrojë detyrën e drejtuesit të Burgjeve nga ga ora 08:40 e datës 29 tetor deri në orën 13:00 të datës 1 nëntor. Në dokumentin zyrtar përcaktohet se gjatë periudhës së delegimit, Anesti Kapllani duhet të përshtatë punën me porositë e titullarit, duke shmangur ndryshimet thelbësore që nuk janë të domosdoshme në rrethana të posaçme. Gjithashtu, zëvendësdrejtori duhet të informojë në mënyrë të detajuar, në rrugë elektronike, Drejtorin e Përgjithshëm për aktivitetin ditor, në përfundim të orarit zyrtar.
Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Bodo firmosi transferimin e kryebashkiakut Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, çështje që ka krijuar një debat të gjerë pa pretendimeve se Veliaj po mbahet në izolim.
Ditën e djeshme, Bodo firmosi edhe transferimin e Ergys Agasit nga burgu i Bradasheshit po në Fier, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka deleguar kompetencat te zëvendësi i saj, Anesti Kapllani.

Vendimi i plotë:
Tiranë më 28.10.2026
URDHËR PËR DELEGIM AUTORITETI
Në zbatim të Ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Ligjit Nr. 129/2024 për disa ndryshime në Ligjin 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, në Urdhrin nr. 122, datë 13.02.2025 të Ministrit të Drejtësisë, të ndryshuar me urdhër nr. 135, datë 19.02.2025. “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e metodave të brendshme të punës e sjelljen e personelit të Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve dhe të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”:
URDHËROJ:
Delegimin e autoritetit Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, tek Z. Anesti Kapllani me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm.
Ushtrimi i autoritetit të deleguar në këtë urdhër është i vlefshëm nga data 29.10.2026, nga ога 08:40, deri në datën 01.11.2026, deri në oгën 13:00.
Gjatë kësaj periudhe i ngarkuari me detyrë duhet të përshtasë punën me porositë e titullarit, duke mos synuar ndryshime themelore që nuk kërkohen patjetër në rrethana të posaçme
Autoriteti i deleguar në këtë urdhër nënkupton ushtrimin nga Z. Kapllani të të gjithë kompetencave të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Në përfundim të orarit zyrtar Z. Kapllani, informon në mënyrë të detajuar në rrugë elektronike në lidhje me aktivitetin ditor tek Drejtori i Përgjithshëm.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
SADLEVA BODO







