HomeAktualitetAvokati Saimir Vishaj në një tjetër përballje kritike për jetën, intubohet në...

Avokati Saimir Vishaj në një tjetër përballje kritike për jetën, intubohet në spitalin e Traumës pas incidentit

Advertismentspot_img

Avokati i njohur është rrëzuar nga shkallët dy ditë më parë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, në Spitalin e Traumës.

Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më parë.

Sipas raportimit të Vox News, Vishaj është rrëzuar nga shkallët, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme. Për pasojë, ai është futur në intubim dhe aktualisht ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Avokati kishte kaluar më herët një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe kishte qëndruar në gjendje kome e i intubuar. Pas trajtimit në Itali, ai arriti të rikuperohej dhe të rikthehej në Shqipëri.

Në gusht të vitit 2025, Vishaj foli publikisht për betejën me sëmundjen dhe rikuperimin e tij, duke e cilësuar atë si një nga periudhat më të vështira të jetës.

Paralelisht me gjendjen e vështirë shëndetësore, ai foli dhe për një dramë në jetën e tij, siç ishte ndarja me bashkëshorten, dhe largimi i saj drejt SHBA-ve ku jetojnë edhe fëmijët e çiftit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular