HomeKronike“Jam pa fjalë”, “Më mbytën mesazhet” – Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton...

“Jam pa fjalë”, “Më mbytën mesazhet” – Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

Advertismentspot_img

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve të ditës së sotme, për luftën e hapur Rama-Veliaj. Veliaj pretendon se Rama e ka kërcënuar në burgun e Fierit, përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogut, që të heqë dorë nga bashkia Tiranë dhe t’ia delegojë detyrën Arbër Hajdarit.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shprehet se është pa fjalë që ka rënë në çorbën e fantazisë së zotërisë (Veliaj).

Hajdari shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori penale-politike dhe as nuk ëndërron të punësohet nga Erion Veliaj.

Ai do mbetet me angazhimin e tij te Fundjava Ndryshe dhe nuk mendon të jetë pjesë e politikës.
Reagimi i Arbër Hajdarit: 

Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!
Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular