HomeAktualitetRrëzimi i avionit privat në Florida, ndihmës-pilotja 20-vjeçare mori licencën e fluturimit...

Rrëzimi i avionit privat në Florida, ndihmës-pilotja 20-vjeçare mori licencën e fluturimit para patentës së makinës

Advertismentspot_img

Bashkëpilotja e avionit “Learjet”, e cila dëgjohej duke kërkuar ndihmë në një regjistrim audio tronditës të komunikimit me kontrollin e trafikut ajror, pak para përplasjes fatale në Florida të SHBA-së, është identifikuar si Nathalia Gadelha, një 20-vjeçare që e kishte marrë licencën e pilotes ende pa mbaruar shkollën e mesme.

Nëna e Gadelhës, Camila, dhe njerku i saj konfirmuan për “The Post” se ajo ishte bashkëpilotja që drejtonte një “Learjet 60” nga Austin, Teksas, drejt Bahamasit, kur avioni hyri në një zhytje të menjëhershme e të pjerrët, duke rënë me një shpejtësi prej më shumë se 6,000 metra në minutë, dhe u përplas në tokë në qarkun Palm Beach, të dielën pasdite.

Aviatorja e re, e cila ishte rritur në qarkun Palm Beach, ishte shfaqur më parë në mediat lokale kur mori licencën e pilotes private në moshën 17-vjeçare, në tetor të vitit 2023, madje edhe para se të merrte patentën e shoferit.

Rrëzimi i avionit privat në Florida, ndihmës-pilotja

“Sigurisht që mburrem, sepse njerëzit thonë: ‘Oh, ti nuk di të ngasësh makinë’, ndërsa unë përgjigjem: ‘Po, por unë di të fluturoj'”, tha ajo për CBS12 në një intervistë të asaj kohe.

Nxënësja e vitit të fundit në shkollën e mesme “West Boca Raton” shpjegoi se kishte nisur mësimet për pilotim në vitin 2020, por gjithashtu ishte trajnuar nga babai i saj, i cili kishte mësuar të fluturonte për kënaqësi personale në vitin 2018.

E ëma shpesh ndante postime në rrjetet sociale, ku shihej familja duke udhëtuar së bashku me avionë privatë.

Rrëzimi i avionit privat në Florida, ndihmës-pilotja

Në artikull, Gadelha shpjegoi se kishte fluturuar çdo ditë që nga përfundimi i trajnimit teorik, duke arritur 88 orë fluturimi dhe duke kaluar provimin teorik.

Akademia e Aviacionit e Distriktit Shkollor të Qarkut Palm Beach mbuloi shpenzimet për licencën e saj të pilotimit, pasi e prezantoi këtë program po atë vit, në 2023-shin

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular