HomeKronikeDetaje/Vrau të ëmën në Itali, 21-vjeçari shqiptar telefonoi vetë policinë: Kam vrarë...

Detaje/Vrau të ëmën në Itali, 21-vjeçari shqiptar telefonoi vetë policinë: Kam vrarë nënën time, shkoni kontrolloni në shtëpi

Advertismentspot_img

Detaje të tjera bëhen me dije në lidhje me vrasjen e 39-vjeçares Meleqe Lusha nga djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani në Chiari të Italisë. Sipas mediave italiane, i riu e goditi rreth 10 herë me thikë teksa ndodheshin në shtëpi.

I riu u end për gati 10 orë me makinë ndërsa mbante veshur rrobat me gjakun e nënës së tij. Më pas, ai ka ndaluar automjetin e tij tip Audi, të cilën e ngiste me patentë të pezulluar, dhe ka shkuar në polici në Kremona, ku ka rrëfyer vrasjen: “E vrava nënën time. Në shtëpinë tonë.”

Ngjarja

Eduart Xhani, fëmijë i vetëm, mori një thikë rreth orës 9 të mbrëmjes ndërsa ishte në kuzhinë me të ëmën dhe e goditi disa herë në fytyrë dhe gjoks. Pas sulmit, i riu pa precedentë penalë, u largua. Po më pas, pas disa orësh, ka qenë vetë i riu që ka shkuar në polici duke treguar se kishte vrarë nënën e tij.

Marrja në pyetje

Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria, Eduart Xhani ka pranuar autorësinë e krimit, por nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë arsyet që e shtynë të kryente vrasjen e nënës së tij. I riu nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë e, sipas personave që e njihnin, përshkruhej si një person introvert dhe i heshtur.

Historia e familjes

Xhani lindi në San Bonifacio në zonën e Veronës. Në moshën tre vjeçare, ai u zhvendos me nënën e tij në Chiari për të qenë më afër vëllezërve dhe motrave të saj pasi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj. Ai u rrit dhe u integrua në komunitetin e Chiari. Problemi i tij i vetëm ishte pezullimi i patentës për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular