HomeAktualitetKërkon parashkrimin e dënimit, GJKKO shtyn seancën për ish prokurorin Adriatik Llalla!...

Kërkon parashkrimin e dënimit, GJKKO shtyn seancën për ish prokurorin Adriatik Llalla! Ja arsyeja

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë seancën për kërkesën e ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës do të mbahet më 16 nëntor.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e prokurores së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka kërkuar kohë për t’u njohur me parashtrimet e paraqitura nga mbrojtja e ish-kryeprokurorit.

Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021 të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim.

Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode, se nuk kishte deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës, si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Pasi u largua nga Shqipëria, Llalla kërkoi azil politik në Itali, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular