HomeLifestyleNeda Balluku përlot rrjetin, rrëfen në vetën e tretë: Harabeli i tha...

Neda Balluku përlot rrjetin, rrëfen në vetën e tretë: Harabeli i tha nënës se i vogli i saj ishte sëmurë, i ra derës 17 minuta, po s’ia hapi njeri

Advertismentspot_img

Neda Balluku ka publikuar një tjetër shkrim në Instagram, ku rrëfen historinë e një nëne që përpiqet të takojë të birin, pasi mëson se ai është sëmurë.

Postimi vjen pas disa reagimeve publike të saj lidhur me vështirësitë që pretendon se po has për të takuar dy djemtë, pas ndarjes nga Ogren Balluku.

Edhe këtë herë, Neda zgjedh të mos përmendë emra dhe ta tregojë historinë në vetën e tretë, pa e identifikuar drejtpërdrejt si një përvojë personale.

“Një nënë sot, i ra një dere për shtatëmbëdhjetë minuta për të parë të voglin e saj”, shkruan ajo në nisje të rrëfimit.

Statusi i Neda Ballukut:

Nje nene sot, i ra nje dere per shtatembedhjete minuta per te pare te voglin e saj. Shtatembedhjete minuta jane me shume se trembedhjete mije rrahje zemre, por se sa trokitje dere nuk i numeronte dot. Nuk mundte sepse ne çdo trokitje therriste emrin e te voglit te saj.

Nje harabel anonim i kishte treguar se i vogli i saj ishte semure. Atehere ajo kur lindi dielli shkoi t’i trokiste deres, por i thane se i vogli po flinte. Kur ne dreke dielli luftonte te ftohtin, shkoi serish per te lene rrahje te tjera zemre poshte nje citofoni. Por te voglin nuk e pa dot. Atehere nena kur po afronte mbremja, shkoi edhe nje here per ta kerkuar. Por i vogli nuk ishte aty. Dhe ne fund mendoi se tashme nata kishte mberritur. Yjet jane ne qiej edhe pse ajo si shihte.

Dhe i ra deres per shtatembedhjete minuta pa ndalur. Por te voglin se pa dot. E kishin futur ne kafaz.

Trembedhjete mije rrahje zemre therrisnin emrin e te voglit me shpresen se zeri i saj do te mundte muret dhe do t’i shkonin te voglit tek veshi i zemres.

Pertej deres i vogli e kishte çuar zemren ne gjume. Ndërsa te rriturit pertej deres, zemren e kane vrare. Nese zemer kane patur ndonjehere.

Pertej deres nje i vogel tjeter i rezistonte nenes. Duke e refuzuar ne sy si burre. Por duke i hapur deren si femije.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular