HomeKulturePaul McCartney arrin statusin e miliarderit, i treti këngëtar më i pasur...

Paul McCartney arrin statusin e miliarderit, i treti këngëtar më i pasur në botë! Ja kush kryeson

Advertismentspot_img

Paul McCartney hyri në radhët e miliarderëve, pasi revista Forbes e vlerësoi pasurinë e tij neto në shifrën kolosale prej 1,4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë muzikantin e tretë më të pasur në botë.

Pasuria e McCartney-t renditet pas asaj të mikeshës së tij, Taylor Swift, 2 miliardë dollarë, me të cilën ai interpretoi këngën “I Want To Hold Your Hand”, kënga e parë e grupit The Beatles që arriti në vendin e parë në SHBA, gjatë dasmës së yllit të popit me Travis Kelce-n, të mbajtur në Madison Square Garden në muajin korrik.

Jay-Z kryeson listën prestigjioze të Forbes me një pasuri prej 2,8 miliardë dollarësh.

Sipas Forbes, ngjitja e McCartney-t në vendin e tretë i atribuohet një karriere të gjatë e pjellore si autor këngësh, një sërë lëvizjesh të zgjuara në biznes dhe një koleksioni mbresëlënës veprash arti.

Megjithatë, fillimet e rokerit 84-vjeçar ishin modeste; ai u rrit në një familje të klasës punëtore në Liverpool, në veriperëndim të Anglisë.

Pavarësisht suksesit fenomenal të grupit The Beatles, katër anëtarët e grupit përfituan shumë pak nga të ardhurat që gjeneroi puna e tyre e palodhur në kulmin e “Beatlemania”-s; Forbes raportoi se kontrata e tyre fillestare diskografike u siguronte atyre më pak se një cent për çdo album të shitur.

“Pavarësisht se sa shumë e bëmë të suksesshme kompaninë, ne nuk morëm asnjë rritje pagese,” shkroi McCartney në një artikull për Forbes në vitin 2017.

Në kërkim të një zgjidhjeje, në vitin 1969 McCartney themeloi kompaninë e tij botuese, MPL Communications. Kjo shënoi herën e parë që muzikanti menaxhoi vetë pronën e tij intelektuale, gjë që i siguroi atij një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave nga të drejtat e autorit (royalties).

MPL ka qenë jashtëzakonisht fitimprurëse për McCartney-n, pasi ai e ka përdorur kompaninë edhe për të blerë të drejtat e autorit të mijëra këngëve, përfshirë katalogun e plotë të pionierit të rock’n’roll-it, Buddy Holly, të cilin McCartney e ka përmendur si një ndikim të madh te The Beatles.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular