HomeSocialeSot merrni çadrat me vete, njihuni me parashikimin e motit! Ja sa...

Sot merrni çadrat me vete, njihuni me parashikimin e motit! Ja sa do jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Vendi ynë do të përfshihet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët në zonat veriperëndimore, jugperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Ndërkohë, në disa zona reshjet pritet të intensifikohen deri në nivel mesatar, duke marrë formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.

1
2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular