HomeBota“Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria...

“Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në zgjedhje…

Advertismentspot_img

Një deklaratë e ish-kryeministrit polak dhe kreut të partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jarosław Kaczyński, ka nxitur reagime të forta në Poloni. Ai paralajmëroi se mund të ketë gjakderdhje nëse qeveria e Donald Tuskut nuk pranon një humbje të mundshme në zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2027.

Deklarata u bë të martën, më 10 nëntor, gjatë një aktiviteti në prag të Ditës së Pavarësisë së Polonisë. Kaczyński, 77 vjeç, shprehu bindjen se partia e tij do të rikthehet në pushtet, por la të kuptohej se mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve nga qeveria aktuale mund të çonte në përplasje të përgjakshme.

I pyetur nga televizioni TVN24 për fjalët e tij, të mërkurën ai nuk u tërhoq nga deklarata, por akuzoi qeverinë e Tuskut se u shërben interesave të huaja dhe se është e aftë të përdorë dhunën. Sipas tij, pala tjetër është e aftë për gjithçka dhe mund të shkaktojë derdhjen e gjakut polak.

Kryeministri Donald Tusk e dënoi deklaratën gjatë fjalimit të tij për Ditën e Pavarësisë, në qytetin e Szczecinit. Ai u shpreh se autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë që për arsye politike të mos derdhet kurrë gjak polak.

Në debat ndërhyri edhe kryetari i parlamentit, Włodzimierz Czarzasty, i cili u bëri thirrje politikanëve të tregojnë përgjegjësi, veçanërisht pas ngjarjes së rëndë në Krakovë.

“Sidomos pas asaj që ndodhi në Krakovë, politikanët duhet të kafshojnë gjuhën dhe të mendojnë para se të flasin”, deklaroi ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular