Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar.
Më e prekur paraqitet Fushë-Thethi, ku prurjet e ujit kanë dalë nga kanalet dhe janë përhapur në afërsi të banesave, duke krijuar rrezik për to.
Si pasojë e përmbytjeve, raportohen edhe dëme në bagëti në banesën e Dedë Drenit, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës.
Krahas vërshimeve, një tjetër problem për zonën mbetet ndërprerja e energjisë elektrike, duke shtuar vështirësitë për banorët në këto kushte atmosferike.







