HomeKronikeEMRAT/Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, 2 të vdekur dhe 5 të...

EMRAT/Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar dy viktima.

Viktimat janë identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, dhe Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të tunelit të Murrizit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç. 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F. 

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular