HomeAktualitet"Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale", Veliaj letër GJKKO-së, Dumani: Nuk kemi dokumentacion...

“Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”, Veliaj letër GJKKO-së, Dumani: Nuk kemi dokumentacion mjekësor

Advertismentspot_img

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, duke pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon të jetë i pranishëm në proces. Përmes një letre drejtuar gjykatës, ai ka bërë të ditur se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor pa marrë, sipas tij, një përgjigje.

Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet se mungesa e dokumentacionit mbi gjendjen shëndetësore e pengon të marrë pjesë në gjykim dhe kërkon që seanca të shtyhet.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, thuhet në letrën e tij.

Gjatë seancës, prokurori Altin Dumani deklaroi se Prokuroria nuk disponon një relacion mjekësor nga mjeku i burgut që të pasqyrojë konkretisht gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, kundërshtoi këtë qëndrim, duke pretenduar se Prokuroria është në dijeni të problemeve shëndetësore të klientit të tij. Sipas mbrojtjes, Veliaj kërkon të marrë kartelën mjekësore dhe rezultatet e grafisë së këmbës, në mënyrë që ato të konsultohen me një mjek specialist.

Mbrojtja theksoi gjithashtu se Veliaj ka shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm në seancat gjyqësore, por mungesa e dokumentacionit mjekësor dhe shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore përbëjnë pengesë.

Pas dëgjimit të palëve, Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendim mbi kërkesën për shtyrjen e seancës dhe vijimin e procesit gjyqësor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular