HomeSocialeReshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit...

Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira, të cilat gradualisht do të pësojnë shpërbërje gjatë ditës.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme deri në orët e mëngjesit. Më pas, ato pritet të lokalizohen gradualisht në zonat veriore të vendit, ku do të vijojnë deri në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht nga jugu, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Herë pas here, ajo pritet të forcohet deri në 14 m/s, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Sa i përket kushteve në det, parashikohet valëzim me forcë 2-4 ballë.

1
2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular