HomeAktualitetUlet çmimi i naftës dhe benzinës! Vendimi i Bordit: Ja me sa...

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës! Vendimi i Bordit: Ja me sa do tregtohen karburantet në vend

Advertismentspot_img

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 18 nëntor, në orën 13:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, 18 nëntor 2026, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 204 lekë për litër, duke u ulur me 6 lekë. Nga ana tjetër, benzina do tregtohet me jo më shumë se 163 lekë për litër, nga nga 165 që ishte.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 18 nëntor, në orën 13:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të pasqyrohen ndryshimet e mundshme të çmimeve të shitjes. Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve.

Njoftimi i Bordit të Transparencës: 

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  18 Nëntor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 204  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  192  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë  59 ekë/litër për automjetet.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit  për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora  13.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular