HomePolitikePartia Socialiste me risi! Kandidatët për Këshilltarë Bashkiakë do përzgjidhen nga... aplikimet...

Partia Socialiste me risi! Kandidatët për Këshilltarë Bashkiakë do përzgjidhen nga… aplikimet online  

Advertismentspot_img

Faqja e aplikimeve mban emrin “Këshilltari i Bashkisë Time” dhe çdo informacion për mënyrën dhe kriteret e aplikimit mund t’i gjeni aty

Partia socialiste vjen me një risi në zgjedhjet vendore të 9 majit, kur qytetarët shqiptarë do të votojnë për kryetarët dhe këshilltarët bashkiakë. 

Teksa ende nuk janë publikaur emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit, për këshilltarët duket se socialistët e kanë gjetur zgjidhjen. Ata do të përzgjidhen nga aplikimet në një faqe online. 

Kjo risi është prezantuar nga ish-ministrat Bora Muzhaqi dhe Piro Vengu, e po ashtu nga deputeti i Lezhës Ermal Pacaj në një video me tone humoristike.

Faqja e aplikimeve mban emrin “Këshilltari i Bashkisë Time” dhe çdo informacion për mënyrën dhe kriteret e aplikimit mund t’i gjeni aty.

“Kjo platformë krijon një rrugë të hapur, konkurruese dhe të matshme për të gjetur kandidatët me profil, kontribut dhe potencial real për të përfaqësuar komunitetin në këshillin bashkiak. Kandidaturat regjistrohen dhe vlerësohen me kandidatët brenda së njëjtës bashki, me të njëjtin mekanizëm: aplikim, intervistë dhe debat publik. Përfshirja në listën e kandidaturave për këshilltarët bashkiakë bëhet sipas procedurave të Partisë Socialiste dhe kërkesave ligjore në fuqi.”– thuhet në faqe. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular