UEFA ka vendosur që të gjobisë me 42 mijë euro përfaqësuesen e Kosovës për incidentet e ndodhura në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit, e luajtur në “Vadil Vokrri” të Prishtinës.
Dardanët janë dënuar për sjellje jo sportive gjatë himnit të Izraelit, sjellje raciste dhe diskriminuese, por edhe hapja e një banderole me mesazh të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv.
Federata është sinjalizuar se mund të ketë mbyllje të pjesshme të stadiumit në rast se do të ketë sërish shkelje të tilla në ndeshjet e radhës.









