HomeAktualitetPolitologu Ardit Gjinali: De Santis, poli përcaktues në garën Republikane. Sfida e...

Politologu Ardit Gjinali: De Santis, poli përcaktues në garën Republikane. Sfida e nesërme e Demokratëve, kohezioni

Advertismentspot_img

Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë mbi zhvillimet ndërkombëtare në “World News”, Klan News me gazetaren Linda Karadaku. Duke ndjekur komentin mbi një sondazh të zhvilluar së fundmi përkatësisht mbi pëlqimet e shprehura të qytetarëve Amerikanë ndaj figurave politike të mundshme si kandidatë presidencialë Republikanë dhe Demokratë, Gjinali nënvizoi rrethanat kohore të zhvillimit të sondazhit, të tillat në koherencë me zhvillimet politike post-zgjedhore të zgjedhjeve të mes-mandatit dhe mbetet për të verifikuar nivelin e pëlqyeshmërisë në një periudhë të metejshme në funksion dhe të zhvillimeve të mundshme politike të së ardhmes së afërt.
Duke komentuar situatën politike brenda kampit Republikan ku spikat dualizmi politik VANCE-RUBIO, Gjinali solli në vëmendje dhe ndikimin politik të DE SANTIS, një personalitet i kuotuar në matjet e fundit publike; – Gjinali parashikoi që DE SANTIS mund të jetë përcaktuesi i fatit politik të garës së nesërme Republikane.
Më tej, Gjinali komentoi dhe matjet publike në krahun Demokrat ku spikat pëlqimi për senatorin e Georgias, i njëjti i konfirmuar në numra të konsoliduar, por Gjinali theksoi që gara Demokrate mund të përfshijë dhe ambiciet e shpallura apo të pashpallura të Guvernatorëve ku spikat i njëjti i Kalifornisë. Në fund, Gjinali theksoi që sfida më e madhe politike e Demokratëve mbetet gjetja e kohezionit politik në një arenë politike heterogjeniteti ku suksesi në nivel mazhoritar në garën për Kongres, Senator, Guvernator mund të mos rezultojë i njëjtë nëse kohezioni mungon rreth një emri të vetëm në garën Presidenciale 2028.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular