HomeAktualitetU emërua sot/Kush është Fation Shehu, Drejtori i ri i Doganave, për...

U emërua sot/Kush është Fation Shehu, Drejtori i ri i Doganave, për 4 vite drejtoi me sukses Antikontrabandën

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave zyrtarizon sot emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme

Pas vetëm 10 muajsh në detyrë, Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave.  

Mësohet se në vend të tij, në krye të institucionit është vendosur Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për t’u kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. 

Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e sotme emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.

Largimi i Besmir Bejës nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave erdhi pas më pak se një viti, ndërsa arsyet duket se lidhen me performancën e tij në krye të institucionit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular