HomeAktualitetJo vetëm dhunë, video-loja 'GTA VI' e mbushur me nuditet, drogë, orgji...

Jo vetëm dhunë, video-loja ‘GTA VI’ e mbushur me nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

Advertismentspot_img

Miliona të rinj në mbarë botën janë mbërthyer pas ekranit për të luajtur video-lojën e shumëpritur GTA VI.

Ajo është konsideruar si një sukses, duke arritur të fitojë më shumë se 3 miliardë dollarë nga shitjet vetëm në ditën e parë të lëshimit.

Por baza e fansave dhe atyre që luajnë GTA 6 përbëhet edhe nga shumë të mitur, ndonëse jo të gjithë prindërit e dinë se bëhet fjalë për një lojë që është cilësuar si +18.

Edhe pse është e njohur gjatë gjithë serisë së saj për dhunën, ku lojtari është i lirë të vrasë, kryejë vjedhje, terrorizojë brenda botës së GTA, seria e gjashtë përmban më tepër se kaq.

Jo vetëm dhunë, video-loja 'GTA VI' e mbushur me nuditet,

Mjafton të shohës disa prej klipeve që kanë pushtuar rrjetet sociale për të kuptuar se video-loja nuk është për të mitur.

Brenda saj gjen me shumicë nuditet të plotë, skena seksi, madje edhe orgji. Bota virtuale e Vice City ka dy klube nate ku lojtari sheh striptizëm, ndërsa konsumi i drogës i shoqëron gjatë gjithë kohës protagonistët, Lucia dhe Jason.

Por përveç seksit, nuditetit, drogës dhe fjalorit të pahijshëm, Grand Theft Auto VI përfshin skena ekstreme dhune të përgjakshme, përshkrime të torturës, humor shokues dhe dëmtim të kafshëve, sipas klasifikimit nga organizata si ESRB dhe PEGI.

Për shembull, Bordi i Vlerësimit të Përmbajtjes së Lojërave i Koresë së Jugut pothuajse refuzoi ta vlerësonte GTA6, për shkak të shqetësimeve lidhur me shfaqjen e shpeshtë të nuditetit gjenital mashkullor “jashtë kontekstit” në situata jo-seksuale, ndonëse në fund vendosi t’i japë klasifikimin “Vetëm për të rritur” (19+).

Vlen të theksohet se ekspertët e sigurisë së fëmijëve në mbarë botën, kanë këshilluar që fëmijët ose adoleshentët e rinj të mos luajnë “Grand Theft Auto VI”, duke theksuar se kjo është një lojë ekskluzivisht për të rritur, pa asnjë opsion që ta bëjë atë të përshtatshme për fëmijët.

I vetmi mekanizëm që zhvilluesit e lojës kanë hequr nga versionet e mëparshme është ai i prostitucionit. Sipas disa kritikëve në media, kjo është bërë pasi ata nuk kanë dashur që mes çiftit të protagonistëve të ketë tradhëti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular