HomeBotaVIDEO/Masakër në një festë për bebe në SHBA, tre të vrarë dhe...

VIDEO/Masakër në një festë për bebe në SHBA, tre të vrarë dhe një i plagosur, dyshohet për konflikt familjar

Advertismentspot_img

Një festë për ardhjen në jetë të një foshnjeje është kthyer në skenë tragjedie në Ohio të SHBA-së, ku një konflikt i dyshuar familjar përfundoi me tre të vrarë dhe një grua të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në ambientet e “Pandora’s Magical Events Venue”, në qytetin Parma, rreth 16 kilometra në jug të Cleveland. Sipas policisë, disa persona hapën zjarr gjatë aktivitetit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në përplasjen e përgjakshme. Një 29-vjeçar është arrestuar si një nga dy personat e dyshuar të përfshirë në të shtënat, por ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ai ishte personi që nisi sulmin apo nëse qëlloi në kushtet e vetëmbrojtjes.

Personi i dytë i dyshuar, një 19-vjeçar që besohet të ishte babai i fëmijës së palindur, mbeti mes tre viktimave. Sipas raportimeve të CNN, ai nuk ishte i ftuar në festë. Policia ka identifikuar dy prej viktimave si Leasia England, 17 vjeçe, dhe Jason Townsend, 45 vjeç. Ky i fundit ishte babai i gruas që organizonte festën. Ajo nuk pësoi lëndime. Ndërkohë, identiteti i 19-vjeçarit të vrarë dhe i gruas 39-vjeçare që u plagos në këmbë nuk është bërë ende publik.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular