HomeKronikeGjykata Penale e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë:...

Gjykata Penale e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë: Drejtësia u vu në vend

Advertismentspot_img

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për veprat penale të pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit.

Çështja ndaj Breçanit kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj.

Me vendimin e pafajësisë, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj tij. Pas vendimit të gjykatës, Breçani ka reaguar për gazetaren Anila Hoxha, duke u shprehur: Drejtësia foli, drejtësia u vu në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular