HomeKronikeKush do të pasojë Sotiraq Filon në Korçë? Tre emrat nga socialistët...

Kush do të pasojë Sotiraq Filon në Korçë? Tre emrat nga socialistët që synojnë kandidaturën

Advertismentspot_img

Tre emra nga radhët e Partisë Socialiste po përfliten si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e Bashkisë së Korçës, pas përfundimit të mandatit të tretë të kryebashkiakut aktual, Sotiraq Filo.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi,  bëri të ditur se ndër emrat që synojnë këtë post janë Petrika Tollkuçi, Vinjola Rota dhe Kletjon Kita.

Petrika Tollkuçi, aktualisht kryetar i Këshillit të Qarkut të Korçës dhe një prej figurave të rëndësishme të PS-së në qytet, është një nga emrat që synon të marrë drejtimin e bashkisë. Ai ka mbajtur më herët edhe poste të tjera drejtuese, përfshirë atë të drejtorit të Tatimeve.

Në listën e emrave është edhe Vinjola Rota, ish-drejtoreshë e Arsimit dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2025, ku mori rreth 5-6 mijë vota. Rota shihet si një alternativë që mund të sjellë edhe një grua në krye të Bashkisë së Korçës.

Ndërkohë, një tjetër kandidat i mundshëm është Kletjon Kita, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Korçës. Ai ka një bashkëpunim të hershëm me Niko Peleshin dhe prej vitesh është pjesë e drejtimit të institucionit, në krah të Sotiraq Filos.

Megjithatë, deri tani nuk ka një vendim zyrtar për kandidaturën që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular