HomeAktualitet"Nuk do i harroj sytë kërcënues, por dhe joshës"/Rrëfimi i Papa Françeskut:...

“Nuk do i harroj sytë kërcënues, por dhe joshës”/Rrëfimi i Papa Françeskut: 3 herë pashë djallin!

Advertismentspot_img

Papa shkruan se ndiente atë që e quante “tundimi pagan”, të cilin nuk e lidhte me kënaqësitë materiale apo trupore, por me rrezikun e keqpërdorimit të pushtetit dhe vendosjes së vetes mbi Zotin

Papa Françesku ka lënë pas një rrëfim tronditës në ditarin e tij personal, ku shkruan se besonte se ishte përballur fizikisht me djallin në tri raste të ndryshme gjatë jetës së tij. Zbulimi bëhet publik nga kardinali Víctor Manuel Fernández, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Bergoglios, i cili ka botuar ditarin pas vdekjes së Papës. 

Sipas mediave italiane, në shënimet e tij, Jorge Bergoglio përshkruan tri episode që, sipas tij, nuk ishin thjesht vizione apo ndjesi, por përballje reale me të keqen. 

Herën e parë, rreth 15 vite para se të bëhej Papë, ai shkruan se e pa djallin nga dritarja e makinës dhe se nuk do t’i harronte kurrë “sytë kërcënues, por njëkohësisht joshës”. 

Përvoja e dytë ndodhi gjatë një kremtimi në një kishë të Urdhrit Karmelit. Bergoglio shkruan se pa “sy flakërues” që iu afruan, ndërsa ai u largua menjëherë duke shtrënguar rruzaren dhe duke iu lutur Virgjëreshës Mari. 

Sipas tij, takimi i tretë ndodhi kur ishte tashmë Papë. Pas kthimit nga një udhëtim në Kili, gjatë një takimi në Vatikan, ai shkruan se pa sërish praninë e djallit dhe dëgjoi një zë që i tha: “Tani kam arritur gjithçka që doja.”

Papa rrëfen se u largua menjëherë nga ai takim dhe e konsideroi këtë si mënyrën e vetme për t’u çliruar. 

Kardinali Fernández thotë se kjo ngjarje, e datës 21 janar 2021, shënoi fillimin e një krize të thellë shpirtërore që zgjati gati dy vjet. Në ditar, Papa shkruan se ndiente atë që e quante “tundimi pagan”, të cilin nuk e lidhte me kënaqësitë materiale apo trupore, por me rrezikun e keqpërdorimit të pushtetit dhe vendosjes së vetes mbi Zotin. 

Një nga pasazhet më të forta të ditarit përshkruan edhe një përvojë që Bergoglio e cilëson si “pamja e hyrjes së ferrit”. 

“Mbrëmë pashë hyrjen e ferrit. Pashë gjithë forcën e tundimit pagan. U afrova ta shihja dhe u tmerrova. Mora rruzaren si armë. Vetëm lutja i hap vend Zotit që të na shpëtojë. Në ferr rrëshqet njeriu fare natyrshëm”, shkruan ai. 

Sipas Fernández, Papa këmbëngulte gjithmonë se me të keqen nuk duhet hyrë kurrë në dialog, por duhet larguar menjëherë dhe t’i drejtohesh lutjes. Kardinali pranon se, ndonëse ishte ndër njerëzit më të afërt të Françeskut dhe e takonte pothuajse çdo javë, nuk kishte dijeni për këtë krizë të thellë shpirtërore apo për përvojat që Papa kishte përshkruar në ditarin e tij. 

Në intervistë, Fernández e përshkruan Bergoglion si një mistik, që jetonte me frikën se mos pushteti e largonte nga përulësia. Sipas tij, Papa shqetësohej edhe për gjërat më të vogla, si mundësia që të kishte lënduar dikë pa dashje, ndërsa besonte se vetëm lutja dhe besimi te Virgjëresha Mari mund ta mbronin nga tundimet. 

Shënimi i fundit në ditar mban datën 18 gusht 2024. Në të, Papa Françesku shkruan vetëm një lutje të shkurtër: “I kërkoj Virgjëreshës Mari të kujdeset për mua dhe të më ndihmojë.”

Sipas kardinalit Fernández, pas këtij shënimi ai nuk ndjeu më nevojën të shkruante, pasi kishte gjetur sërish paqen shpirtërore. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular