Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Diplomati ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë, Klodian Braho dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.
Ambasadori ishte i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit dhe zyrtarë amerikanë.
Kjo nuk është hera e parë Wendt ka qenë në ambientet e SPAK. Më 6 tetor, Wendt u takua me dy drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend. Edhe më 10 tetor, Wendt ishte në ambientet e Strukturës së Posaçme.









