Kukësi është zgjuar këtë mëngjes nën pushtetin e mjegullës së dendur, e cila ka përfshirë qytetin që në orët e para të ditës, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla ka ulur ndjeshëm nivelin e dukshmërisë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Për shkak të kushteve atmosferike, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin dritat e përshtatshme.
Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka ndërhyrë me trajtimin me kripë në segmentet ku është evidentuar prania e ngricave, për të parandaluar rrëshqitjet dhe për të garantuar siguri më të madhe për përdoruesit e rrugës.
Ndërkohë, autoritetet apelojnë për shmangien e manovrave të rrezikshme dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Temperaturat këtë mëngjes në Qarkun e Kukësit kanë shënuar deri -6 gradë Celcius









