HomeAktualitetPërkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat

Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat

Advertismentspot_img

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e dhënies së lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas njoftimit, kufizimi nis sot, në orën 15:00, dhe do të jetë në fuqi deri më 26 nëntor, në orën 20:00. Era pritet të fryjë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 metra në sekondë, ndërsa dallgët parashikohet të arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Autoritetet detare u kanë kërkuar subjekteve dhe institucioneve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht. Përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 26 nëntor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular