HomeLifestyleNga treshet, te krevatet e thyer dhe lodrat se*suale, rrëfimet “hot” të...

Nga treshet, te krevatet e thyer dhe lodrat se*suale, rrëfimet “hot” të grave VIP

Advertismentspot_img

Nga aventurat intime në avionë, te shtretërit e thyer dhe lodrat erotike, yjet e spektaklit britanik “I’m a Celebrity” kanë zbuluar disa nga sekretet e tyre më të nxehta. Pjesëmarrëset kanë dhuruar tashmë plot emocione gjatë sfidave rraskapitëse në xhungël, por duket se historitë më pikante ndodhin larg zjarrit të kampit.

WhatsApp Image 2026-11-25 at 19.06.10

Ndërsa edicioni aktual vazhdon, po rikthejmë në vëmendje disa prej rrëfimeve më të guximshme dhe intime të yjeve të spektaklit “reality show”, nga aventurat romantike në lartësi mijëra metrash, deri te shtretërit që nuk i kanë rezistuar dot pasionit.

Që prej sezonit të parë, në vitin 2002, ky “reality show” ka dhuruar jo pak momente që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, nga bikini i bardhë ikonë i Myleene Klass, te zhytja nudo e Mark Wright në vitin 2011. Por, ndërsa publiku ende pret të zbulojë se çfarë do të ndodhë këtë sezon në kampin e famshëm, yjet e edicioneve të kaluara dhe atij aktual kanë ndarë tashmë disa prej sekreteve të tyre më intime.

CHLOE BURROWS, PASIONI THYEN SHTRATIN

Ylli i “Love Island”, Chloe Burrows, 31-vjeçare, është një prej personazheve që marrin pjesë në sezonin e këtij viti. Edhe pse moderatorja radiofonike ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të zhvishet në Australi, ajo nuk është aspak e panjohur me momentet e nxehta. Gjatë qëndrimit në vilën e famshme të “Love Island”, Chloe u afrua intimisht me ish-partnerin e saj, Toby Aromolaran.

WhatsApp Image 2026-11-25 at 19.06.10 (1)

Madje, situata mes tyre u bë aq intensive, sa çifti përfundoi duke thyer shtratin! Teksa të dy po shijonin momentet e tyre nën çarçafë, një zhurmë e fortë i ndërpreu papritur. Shumë shpejt kuptuan se shtrati ishte dëmtuar. Ndërsa Toby u largua pas incidentit, Chloe nuk arriti ta mbante të qeshurën dhe komentoi: “Shtrati është thyer komplet!”

ISH-FUTBOLLISTJA DHE EKSPERIENCAT ME GRATË

Pjesëmarrësja e edicionit të kaluar, Alex Scott, zbuloi se marrëdhëniet intime me gratë i përjeton si “më pasionante”, teksa foli hapur për seksualitetin e saj gjatë një episodi të spektaklit. Ish-futbollistja 42-vjeçare, e cila është në një lidhje me këngëtaren Jess Glynne, 37-vjeçare, tregoi se kishte vënë re një ndryshim të madh emocional mes marrëdhënieve me burrat dhe atyre me gratë.

Në bisedën me Ruby Wax dhe Lisa Riley, ajo u shpreh: “Me gratë është krejt ndryshe, të paktën për mua. Gjithmonë ka qenë çështje e një lidhjeje të thellë emocionale, e cila më pas e bën intimitetin edhe më pasionant, sepse mes jush ekziston një lidhje shumë e fortë”.

Komentatorja sportive shtoi se gjatë jetës kishte pasur marrëdhënie edhe me burra, por gjithmonë kishte ndier se diçka mungonte. “Kam pasur marrëdhënie me burra gjatë gjithë jetës, por gjithmonë më ka munguar diçka që nuk e kam përjetuar kurrë me një grua”, rrëfeu ajo. Alex zbuloi gjithashtu se eksperienca e saj e parë me një grua kishte ndodhur kur ishte vetëm 17 vjeçe, megjithëse më pas ishte rikthyer te marrëdhëniet me burrat.

WhatsApp Image 2026-11-25 at 19.06.10 (2)

JANICE DICKINSON, TRESHE ME AKTORIN

Ish-supermodelja Janice Dickinson, e cila mori pjesë në spektakël në vitin 2007, nuk e ka pasur kurrë problem të flasë hapur për jetën e saj intime. 71-vjeçarja, e cila është martuar katër herë, ka pasur lidhje me disa emra të njohur të “showbiz”-it, mes tyre Sylvester Stallone dhe Mick Jagger.

Gjatë një interviste në emisionin e Howard Stern, Janice zbuloi se në vitet ’80 kishte përjetuar një treshe me aktorin Rob Lowe. Ajo tregoi se në këtë eksperiencë kishte qenë i përfshirë edhe një tjetër person, të cilin e përshkroi si “një nga ata djemtë e klubeve të natës”. “Oh, ato ishin ditët e arta”, u shpreh modelja. Më tej, ajo kujtoi disa momente nga ajo mbrëmje, duke thënë: “Më kujtohen vetëm disa fragmente të asaj nate. Mbaj mend që gjithçka ishte shumë e këndshme, në stilin klasik romantik”.

CAROL VORDERMAN DHE MIQTË SPECIALË

Ish-moderatorja e spektaklit “Countdown”, Carol Vorderman, e cila u shfaq në xhungël rreth një dekadë më parë, ka qenë gjithmonë e hapur për jetën e saj private. Në vitin 2019, ekspertja e matematikës zbuloi për “MailOnline” se kishte një jetë sentimentale mjaft aktive. “Më pëlqen të bëj shumë aventura. Kam disa miq specialë, por nuk po bëj asgjë të gabuar.

Të gjithë janë beqarë”, deklaroi ajo. Tre vite më vonë, Carol, 63-vjeçare, u shfaq në emisionin “This Morning”, ku konfirmoi se vazhdonte të kishte të njëjtët “miq specialë”. Moderatorja, e cila ka qenë e martuar dy herë, pranoi se pas të 50-ave kishte nisur të jetonte një jetë shumë më të lirë, pa u shqetësuar aq shumë për paragjykimet.

KATIE PRICE DHE SEKSI NË FLUTURIM

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj i tretë, Kieran Hayler, Katie Price ishte e vendosur të tregonte se po e shijonte sërish jetën sentimentale. Ish-modelja, e cila ka qenë pjesë e spektaklit në vitet 2004 dhe 2009, ka pranuar se është anëtare e të ashtuquajturit “Mile High Club”, term që përdoret për personat që kanë kryer marrëdhënie intime gjatë një fluturimi.

Megjithatë, ajo theksoi se tualeti i avionit nuk është aspak vendi i saj i preferuar për aventura të tilla, pasi është shumë e dukshme. “Thjesht e bën në mënyra të tjera, apo jo? Vendos batanijen sipër dhe… po, e kuptoni”, tregoi ajo për revistën Fabulous. 48-vjeçarja shtoi me humor se, sipas mënyrës së saj, kjo mund të bëhet vetëm në klasën e parë.

HELEN FLANAGAN DHE KAMXHIKU ME DIAMANTE

Me fotot e saj provokuese në “Instagram”, ku shfaqet me të brendshme dhe bikini, Helen Flanagan është padyshim një prej personazheve më sensuale të “showbiz”-it britanik. Modelja dhe aktorja e serialit “Coronation Street”, 36-vjeçare, ka qenë për më shumë se një dekadë në qendër të vëmendjes dhe ka marrë pjesë në spektaklin e xhunglës në vitet 2012 dhe 2023.

Në vitin 2014, gjatë një interviste për “The Sun’s TV Mag”, Helen zbuloi se kishte një dobësi për aksesorët erotikë. “Kam blerë pothuajse çdo koleksion të të brendshmeve që ka krijuar ndonjëherë Agent Provocateur dhe shumica e tyre ndodhen në shtëpinë e ish-partnerit tim, Scott Sinclair”, tregoi ajo. “Kam gjithçka, nga dekorimet për thithkat, deri te një kamxhik fantastik i zbukuruar me diamante”.

MAURA HIGGINS, E ZHURMSHME NË SHTRAT

Kur bëhet fjalë për jetën e saj intime, Maura Higgins, 35-vjeçare, nuk është aspak nga ato që hezitojnë të flasin. Ajo u bë e famshme në vitin 2019, kur hyri në vilën e “Love Island” si një prej konkurrenteve më tërheqëse të sezonit. Gjatë qëndrimit në spektakël, Maura u përpoq të joshte balerinin profesionist Curtis Pritchard, 30 vjeç, teksa të dy ndodheshin nën çarçafë. Por kur ai i tha: “Sonte nuk është nata e duhur”, Maura nuk e fshehu aspak zhgënjimin.

Të nesërmen, duke biseduar me konkurrentët e tjerë, ajo u shpreh me humor: “Një kafe? Një orgazmë do të ishte shumë më mirë…!” Pak më vonë, në një intervistë për Metro, Maura zbuloi arsyen e vërtetë pse ajo dhe Curtis nuk kishin përfunduar në intimitet. Gjithçka kishte të bënte me zhurmën që ajo bënte në shtrat. “Besoj se ishte më shumë çështje e mos mbajtjes zgjuar të të tjerëve! Curtis e di sa e zhurmshme jam”, rrëfeu ajo.

MYLEENE KLASS, MESAZHET E NXEHTA

Në vitin 2020, Myleene Klass, e cila kishte përfunduar në vendin e dytë në sezonin e gjashtë të spektaklit, ndau me ndjekësit një detaj pikant nga marrëdhënia me të fejuarin e saj, Simon Motson. Këngëtarja e grupit “Hear’Say”, 48-vjeçare, vendosi të ndryshonte pamjen, duke zëvendësuar flokët e saj karakteristike brune me një nuancë bionde.

Pasi realizoi një fotografi me pamjen e re, ajo ia dërgoi partnerit për të parë reagimin e tij. Dhe, duke gjykuar nga përgjigjja e Simonit, duket se ndryshimi i kishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë! Mesazhi i tij ishte aq eksplicit, sa Myleene vendosi të fshihte pjesën më të madhe të tij përpara se ta publikonte në rrjetet sociale. Duke ndarë një foto të bisedës, ku përgjigjja e partnerit ishte kryesisht e mbuluar, nëna e tre fëmijëve shkroi me humor: “Mund të themi me siguri se të dashurit tim i pëlqen!”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular