HomeAktualitetItali/ Përplasje me armë gjatë operacionit të policisë, vritet i riu shqiptar,...

Itali/ Përplasje me armë gjatë operacionit të policisë, vritet i riu shqiptar, bashkëpunëtori arratiset

Advertismentspot_img

Një operacion policor në Itali përfundon në tragjedi, shqiptari mbetet i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit, ndërsa bashkëpunëtori i tij arratiset. Policia italiane në kërkim të personit të armatosur

Një i ri me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias. Ndërkohë, personi tjetër i kërkuar nga autoritetet ka arritur të largohet dhe dyshohet se është i armatosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes, gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit italian, në kuadër të ekzekutimit të dy urdhrave të arrestit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, efektivët, të ardhur nga një rajon tjetër i Italisë, kishin shkuar në banesën ku dyshohej se ndodheshin dy personat e kërkuar, me qëllim arrestimin e tyre.

Por ndërhyrja policore mori një kthesë të papritur, pasi dy të dyshuarit dyshohet se hapën zjarr ndaj efektivëve në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit. Si pasojë, mes tyre dhe policisë u zhvillua një shkëmbim zjarri, gjatë të cilit njëri prej personave mbeti i vrarë.

Viktima është identifikuar deri më tani nga mediat italiane vetëm si një i ri me kombësi shqiptare. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e tij.

Ndërkohë, personi i dytë arriti të largohej nga vendngjarja. Sipas raportimeve, ai dyshohet se është i armatosur, çka ka bërë që policia të nisë një operacion të gjerë për kapjen e tij.

Në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa në kërkime është përfshirë edhe një helikopter i Policisë së Shtetit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet konkrete për të cilat dy personat ishin shpallur në kërkim dhe kishin ndaj tyre urdhra arrestimi.

Ngjarja mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet italiane pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular