HomeAktualitetNdahet nga jeta At Mikail Shuli, për më shumë se 30 vite...

Ndahet nga jeta At Mikail Shuli, për më shumë se 30 vite shërbeu në Kishën e Shën Athanasit në Karavasta

Advertismentspot_img

Një lajm i trishtë vjen nga komuniteti orthodhoks në zonën e Myzeqesë. Është ndarë nga jeta At Mikail Shuli, prifti i Kishës së Shën Athanasit në Karavasta, i cili për më shumë se tre dekada ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Zotit dhe besimtarëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Mitropolia e Shenjtë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, e cila ka shprehur keqardhjen për humbjen e klerikut, duke theksuar përkushtimin dhe devotshmërinë me të cilën ai shërbeu ndër vite në zonën e Karavastasë dhe Myzeqesë.

At Mikail Shuli kreu studimet në Seminarin Teologjik të Kishës Orthodhokse gjatë viteve 1992-1995. Në vitin 1994 u hirotonis dhjakon, ndërsa dy vite më vonë, në vitin 1996, u shugurua prift nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas.

Për më shumë se 30 vjet, ai shërbeu me përkushtim në grigjën e Krishtit, duke qenë pranë komunitetit të besimtarëve dhe duke përmbushur misionin e tij priftëror në këtë zonë.

Sipas njoftimit të Mitropolisë, ceremonia e përcjelljes së fundit do të zhvillohet në Kishën e Shën Athanasit në Karavasta, ditën e premte, më 27 nëntor 2026, në orën 12:00.

Në mesazhin e saj, Mitropolia ka përcjellë ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe të gjithë besimtarët që e njohën dhe e vlerësuan At Mikail Shulin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular