HomeAktualitetKombëtarja shqiptare ‘grumbullohet’ për urimin: Gëzuar 28 Nëntorin

Kombëtarja shqiptare ‘grumbullohet’ për urimin: Gëzuar 28 Nëntorin

Advertismentspot_img

28 Nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, Dita e Pavarësisë së saj. Këtë të shtunë festohet 114 vjetori i Pavarësisë dhe urimit për këtë festë mbarëshqiptare i bashkohen edhe futbollistët e Kombëtares që përfaqësojnë vendin në arenën sportive.


Emra si Etrit Berisha,  Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri u bënë bashkë dhe përmes një videoje të publikuar nga FSHF në rrjetet sociale treguan se çfarë do të thotë Shqipëria për ta me një fjalë të vetme. Ai që e mbylli videon ishte kapiteni Berat Gjimshiti me mesazhin e tij që kishte një domëthënie të madhe.

‘Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 nëntorin’-ishin fjalët e Gjimshitit. 

FSHF nga ana e saj e shoqëroi videon e postuar prej saj me mesazhin urues për Ditën e Pavarësisë

‘Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!’-lexohej në postimin e FSHF

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular