Persona te maskuar e ende te paidentifikuar kane rrembyer një figurë kryesore të opozitës në Bjellorusi, sipas mediave lokale.

BBC raporton se dëshmitarët thuhet se panë Maria Kolesnikova qe e kishin marre disa persona te maskuar dhe po e fusnin ne nje makine tip minibusi.
Ajo eshte një nga tre gratë që bashkuan forcat përpara zgjedhjeve presidenciale të gushtit për të sfiduar Alexander Lukashenkon në detyrë.
Policia në kryeqytetin, Minsk, nuk ka komentuar ende mbi ngjarjen dhe as mbi deshmite per rrembimin e saj.
Kolesnikova ishte anëtare e Këshillit Koordinues të ngritur nga opozita për të siguruar transferimin e pushtetit.
Autoritetet qeveritare kanë nisur një çështje penale kundër udhëheqësve të opozitës, duke thënë se “krijimi dhe veprimtaria e Këshillit të Bashkërendimit kanë për qëllim marrjen e pushtetit shtetëror dhe dëmtimin e sigurisë kombëtare”.
Trazirat masive kanë ndjekur rizgjedhjen e tij mes akuzave për manipulim të votave.
Ministria e brendshme tha se arrestoi 633 persona të dielën pas një fundjave të katërt radhazi qe dominuar nga protestat.
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur ndërsa autoritetet janë përpjekur të shtypin protestat qe kane perfshire vendin.