Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune në Athinë me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në një reagim në facebook, Rama e ka quajtur takimin të shkëlqyer, ndërsa falenderon Mitsotakis për mikpritjen e përzemërt.
“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan kryeministri Rama në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe disa pamje.