HomeKryesoreTabaku publikon videon me deklaratat e Ramës: E frikshme si gënjen ky...

Tabaku publikon videon me deklaratat e Ramës: E frikshme si gënjen ky sharlatan i pacipë, askush nuk pret më asgjë prej tij!

Advertismentspot_img

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, duke thënë se ai vijon kolonën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Sipas ish-deputetes, është e frikshme se si kryeministri shpik një program të tillë vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.

“Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës. Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular