Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të profesor Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive.
“Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19″, shkruan ministrja.
Postimi i Ogerta Manastirliu:
E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.
Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19
Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!