HomeKryesorePandemia/Basha: Rama ka humbur kontrollin. Sot duhen veprime, jo llafe

Pandemia/Basha: Rama ka humbur kontrollin. Sot duhen veprime, jo llafe

spot_img

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar sot pas të dhënave të fundit alarmante mbi infektimet dhe vdekjet në Shqipëri: 327 raste dhe 9 vdekje më 1 nëntor.

Basha shkroi në Twitter: “Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.

Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!” ka theksuar kreu i opozitës.

Shifrat zyrtare publikuar dje nga Ministria e Shëndetësisë:

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular