HomeKronikeSulmi terrorist në Vjenë, dalin fotot e tre të rinjve shqiptarë që...

Sulmi terrorist në Vjenë, dalin fotot e tre të rinjve shqiptarë që kanë lidhje me masakrën

spot_img

Zbulohen detaje të reja nga sulmi terrorist që goditi Vjenën pak ditë më parë. Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka treguar sot se deri tani janë  arrestuar 15 persona të dyshuar.

Media austriake OE24 thotë se rrjeti kriminal është i shtrirë në të gjithë Evropën.

“Në Zvicër janë arrestuar dy persona të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin”.

Kjo media ndërkohë ka publikuar edhe emrat e 15 personave të arrestuar , tre prej të cilëve janë shqiptarë.

Të dyshuarit shqiptarë janë Argjend G. (22), Arijanit F. (21) dhe Kujtim. K.

Sipas informatave të OE24, të gjithë të dyshuarit janë të moshës nga 16 deri në 28 vjeç dhe kanë jetuar në Vjenë, St.Polten dhe Modlig.

Sulmi terrorist dyshohet se u organizua nga Kujtim Fejzullahi, i cili u ekzekutua nga policia.

Sulmi terrorist në Vjenë, dalin fotot e tre të rinjve

Argjend G.

Sulmi terrorist në Vjenë, dalin fotot e tre të rinjve

Arjanit F

Sulmi terrorist në Vjenë, dalin fotot e tre të rinjve

Kujtim K

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular