HomeAktualitetFOTO/Ndryshon pamja e dokumenteve të pronësisë/Kadastra Shqiptare bën njoftimin: Ja si do...

FOTO/Ndryshon pamja e dokumenteve të pronësisë/Kadastra Shqiptare bën njoftimin: Ja si do të duken

spot_img

Kadastra Shqiptare ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me ndryshimin e formatit dhe pamjen e dokumentave të pronësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kadastra u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen nëse dokumenti i pronësisë u vjen me një pamje tjetër.

Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale.

Ata shkruajnë se ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Paluajtshme për pronarët/ personat fizikë dhe/ose persona juridik.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Mos u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo çertifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe!

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “PER MIRATIMIN E MODELEVE TE AKTEVE KADASTRALE DHE TE DHENAVE NE PERMBAJTJE TE HARTES KADASTRALE“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Bashkëlidhur gjeni këtu edhe Vendimin e KM-së dhe dokumnetet që do të vijnë ndryshe në formë, por jo në përmbajtje:

http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:782:07.10.2020

Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar domunentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin 111/2018 dhe ligjin 20/2020 për proceset kalimtare.

Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik.

Këtu do të gjeni edhe modelin e ri të këtyre dokumenteve që kanë ndryshuar.

Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që apikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format.

Ju faleminderit!

foto_1.jpg

foto_2.jpg

foto_3.jpg

foto_4.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular